Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Murrizi nuk përmbahet ndaj kryeministrit Rama: Erdhe me vagonin e fundit të Nanos dhe të riktheu treni i Gramoz Ruçit

14:40 / November 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fa400acd5bd6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Myslim Murrizi i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama hedhur sot në Kuvend në drejtim të opozitës parlamentare.

Murrizi i kujton Ramës se ka ardhur nga vargoni i fundit i Fatos Nanos në ’98, ndërsa më pas e riktheu edhe njëherë treni i Gramoz Ruçit në 2009.

Ai shton se shakatë dhe ironitë për matematikën Rama duhet t’i bëjë me Bashën dhe jo me opozitën parlamentare pasi me të ndan gjahun e taksave.

“Buxhet imagjinar i tipit 3D. 4 miliardë euro të ardhura llogariten t’i merren taksapaguesve, qytetarëve shqiptarë, një pjesë të regjistruar në QKR si biznese dhe të tjerëve nëpërmjet taksave si konsumatorë. Kolegët e PS thanë me krenari që rreth 80 mijë biznese do jenë nën taksa zero. Nëse në planifikimin imagjinar të qeverisë regjistroni fermerët si biznes të vogël, nga këta që u gënjyen për subvencion.

Nga njëra anë thonë jemi liberalë, nga ana tjetër thonë do kemi rritje. Nga e parashikoni? Do rritet numri i bizneseve, e rritët në 2013 tatimin mbi fitimin 15%. Unë prisja të thoshte me detaje, ta dëgjonin nga kryetari i partisë që është kryetar qeverie. Ai u mor me ne dhe thotë që jemi të ardhur nga vargoni. A jemi të virgjër ne? Edhe tek ju ka të virgjër nga korrupsioni. Janë ulur dhe ngritur 1415 gra e burra, ku absolutisht bëjnë pjesë dhe ti, dhe këta që janë mbrapa meje, keni njollosur. E kanë certifikatën e virgjërisë, kanë gëzuar vetëm rrogën dhe kanë ikur me një pension.

Po të pyesni ju nga cili vargon kam ardhur unë, dhe ti, ti ke ardhur nga vargoni i fundit i Fatos Nanos në ’98. Për fatin e keq tëndin, dhe të mirë timin, unë kam qenë këtu, të mbaj mend kur ke ardhur si ministër kulture. Më pas privatizove me 7501 një parti që e la rrugëve Nano në 2005. Të ka rikthyer treni i Gramoz Ruçit në 2009. Dëngla për matematikë shitja si vllaut tënd që je në sinkron me të. Debate shoë që jeni dakordësuar dhe paskeni ndarë gjahun e taksave. Keni mbaruar të dy nga 8 klasë. Unë të paktën bashkë me ata që kanë mbaruar para viteve ’90 e kemi bërë nga një shkollë për së mbari

Dërdëllisjet lëri se po vjen 25 prilli. Nuk besoj se e ke betejën me ne, ndoshta më shumë me këta që ke këtu. Ke nisur ethet se kush do jetë mbi herësin e Damianit e kush jo. Ajo që unë shoh tek ky buxhet është që merrni. Ky borxh i kalon 10 miliardë euro, 2 mijë euro për frymë shqiptarë. 2 mijë euro ai që lind sot deri tek ai që është me një këmbë në varr. Ju kryeministër i keni 120 milionë euro para borxh administratës së pa paguar, me vendim gjyqësor. Ju paguani dy palë administrata. Një palë që ka fituar të drejtën për të qenë në punë, një pjesë ajo që fryhet nga militantët. Me Reformën Territoriale dështuat, pasi Bashkitë marrin nga thesi i madh i taksave. ”- tha Murrizi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.