Akoma nuk është dhënë verdikti përfundimtar, pasi numërimi nuk ka përfunduar, por disa media amerikane që e kanë shpallur verdiktin e tyre për Arizonën, duke deklaruar se, ky shtet i kalon demokratit Joe Biden.
Por në fakt, në Arizona, numërimi i votat nuk ka përfunduar plotësisht. Madje Joe Biden, e ka humbur ndjeshëm diferencën e theksuar që kishte me Donald Trump.
Sipas “Daily Mail”, diferenca ka zbritur nga 200 mijë vota në vetëm 13 mijë.
Kjo ka bërë që protestues të armatosur pro-Trump të zbresin në shesh, duke kërkuar që të numërohet çdo votë. Tensione janë shënuar në një qendër votimi në Arizona, e cila u detyra të mbyllet.
FOTO/ Tensionohet situata zgjedhore në SHBA, ky shtet kthehet në
Nëse Biden ruan fitoren në Arizona dhe Nevada, ai do jetë presidenti i ri amerikan. Por Trump ka nisur sfidat ligjore ndaj rezultateve zgjedhore në shtetet e lëkundura.
FOTO/ Tensionohet situata zgjedhore në SHBA, ky shtet kthehet në
Ndërkohë protesta janë shënuar edhe në qytete të tjera, teksa tensionet në SHBA janë të larta në pritje të shpalljes së fituesit.
