Disa konstatime për “detoksikimin” e organizmit mund të tingëllojnë shkëlqyeshëm, si më shumë energji, tretje më e mirë dhe pastrim i organizmit, por në të vërtetë është mit se trupit tuaj i duhet detoksikimi.
Në të vërtetë, ju jeni të lindur me sistemin më të mirë detoksikues, i cili u nevojitet. Tërë detoksikimin tuaj e bëjnë mëlçia jua, veshkat, lëkura, mushkritë e zorrët.
“Detoksikimet janë marifete marketingu, e jo realitet ushqimor”, thonë ekspertët nga „The British Dietetic Association“.