Në fjalimin e saj të parë, si presidente e Kosovës, Vjosa Osmani u ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë bashkë, duke premtuar se do kryejë detyrën e saj më së miri. Ajo tha se në asnjë rast viktima dhe agresori nuk duhet të barazohen, duke kërkuar që të thuhet me zë të lartë që ajo që ka bërë krime lufte është Serbia.
“Ne jemi të vetëdijshëm se veprimet e dhimave të specializuara janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore që Kosova i ka pranuar, Proceset që vijnë pas nuk do ta dëmtojnë përpjekjet për shtetndërtim”, ka thënë Osmani duke i quajtur zhvillimet e fundit si “momente të rënda”.
