hpërndarja e lëndëve narkotike është kthyer në një fenomen shqetësues gjithnjë në rritje në kryeqytet, ku në çdo lagje veprojnë grupe personash që shesin dozave të vogla me kanabis.
Sipas policisë së Tiranës, zonat më problematike janë Lapraka dhe ish-parku i autobusëve, për të vijuar me periferinë e Saukut, disa rrugica në zonën e ish-Stacionit të Trenit, me Don Boskon.
Kanabisi dhe lëndë të tjera narkotike shpërndahen dhe Kombinat e Astir, Qytetin Studenti dhe pranë fushave të Ali Demit.
Grupe të vogla personash që shpërndajnë drogë janë konstatuar dhe në zonën e Kinostudios apo Liqenit Artificial.
Shumë prej të arrestuarve kanë përfunduar në dyert e gjykatës ku kanë marrë dënime të lehta.
