Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Bushati thotë se sa herë ndodhet në Washington DC, viziton librarinë “Kramers”.
“Libraria e preferuar ‘Kramers’! Sa herë që jam në Washington DC, kaloj pak kohë aty për të marrë botimet e fundit. ‘Kramers’ vijon ‘rutinën’ pavarësisht vërshimit teknologjik dhe lëvizjeve të kufizuara, të imponuara nga #covid_19”– shkruan Bushati.
Por, në një prej postimeve vihet re një koment i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila porosit Bushatin për t’i blerë një libër e famshme në Uashington, duke mos specifikuar ndonjë titull.
“Ditmir, të lutem, më bli një libër mua nga “Kramers”. Nuk ka rëndësi se çfarë libri, për sa kohë që e merr atë në Kramer. Unë e dua atë vend”- shkruan ambasadorja.
Bushati ndodhet në Uashington si përfaqësues i OSBE që ndjek zgjedhjet presidenciale në SHBA.

