Analisti Baton Haxhiu ka komentuar thirrjen në Hagë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe dy ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.
Haxhiu ka bërë me dije se përveç bastisjes së banesës së Jakup Krasniqit për plot 9 orë, e njëjta gjë ishte planifikuar edhe për Kadri Veselin. I ftuar në emisionin “Opinion”, Haxhiu tha se në aeroportin e Kosovës prej të paktën 2 ditësh ishte “parkuar” edhe avioni që do t’i dërgonte në Hagë.
“Kadriut ia kanë fotografuar shtëpinë. Nuk e ka pasur familjen në shtëpi. Avioni ka qënë i parkuar dy ditë më herët,”-tha Haxhiu.