Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Beteja presidenciale mes Trump-Biden/ A do të shpallet fituesi në sallën e gjyqit?

11:07 / November 6, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 73f584777bb13802b13718bce0629852
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gara e ngushtë mes Donald Trump dhe Joe Biden, po shoqërohet me kontestime të forta. Presidenti, në disavantazh si në votën popullore, ashtu edhe në votat elektorale, akuzon demokratët për manipulim të votave të hedhura me postë.

Biden i hedh poshtë akuzat, dhe kërkon numërimin e çdo vote. Situata është e tensionuar, teksa në shumë qytete ka pasur protesta të mbështetësve demokratëve dhe republikanë.

Analistët janë të sigurt se sido që të dalë rezultati, ai do të certifikohet vetëm nga Gjykata e Lartë. Një situatë e ngjashme ndodhi në presidencialet e vitit 2000.

Republikani Xhorxh W.Bush fitoi zgjedhjet në Florida me vetëm 537 vota. Rivali demokrat Al Gor bëri një padi në gjykatën e shtetit, duke kërkuar rinumërimin e votave.

Procesi u zvarrit për më shumë se 5 javë. Afatet kushtetuese po skadonin, dhe në fund Gjykata e Lartë vendosi ndërprerjen e rinumërimit, duke e shpallur fitues Bushin.

Nuk dihet se sa do të zgjasë saga zgjedhore këtë vit. Republikanët shpresojnë shumë tek Gjykata e Lartë, ku ata kanë 6 gjykatës të zgjedhur prej tyre, ndërsa demokratët vetëm 3.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.