Fitorja bindëse me skuadrën e Kukësit në start, por edhe forma e mirë e skuadrës, duket se bëjnë që trajneri Emanuel Egbo të kërkojë vijmësi nga skuadra e tij. Sipas Egbosë, skuadra ka mundësi që ta bëj një gjë të tillë edhe ndaj tuetës, që sipas nigerianit të pankinës së Tiranës është një rival për titullin dhe ekip me kualitetet. Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i skuadrës së Tiranës, Egbo fillimisht ka pohuar: ʺVijojmë të kemi mungesat e 3-4 lojtarëve që janë të dëmtuar, por presim rikthimin e Bathës dhe Torrasës, që ishin të pezulluar. Të tjerët janë lojtarët që luajtën kundër Kukësit dhe që shpresojmë të jenë rikuperuar plotësisht, pasi vrapuan shumë dhe shpenzuan shumë energji. Megjithatë nesër të shohim kush do të luajë.ʺ
Teuta
ʺNjësoj si ndaj Kukësit, edhe ndaj Teutës luajmë kundër një kundërshtari që synon titullin kampion dhe do të jetë shumë e vështirë. E kemi vlerësuar maksimalisht dhe do të futemi në fushë për të bërë më të mirën dhe për të marrë fitoren. Fitorja 2-0 ndaj Kukësit ishte një shenjë apo një sinjal i mirë që dha ekipi në fushë, ndonëse me shumë mungesa. Treguam personalitet dhe tani duhet të vijojmë ashtu, për të synuar sërish triumfin në kampionat.ʺ
Stadiumi
Sipas Egbosë, Tirana nuk nuk kohë që të vuajë faktin që luan jashtë shtëpisë, por trajneri thotë se skuadr duhet që të bëj më të mirën kudo ku të luajë…ʺTani është koha për mbjelljen e fushave dhe do të shohim kur do të jetë gati stadiumi ynë. Tani për tani do të shfrytëzojmë opsionet që kemi, por rëndësi ka që ne të shkojmë e të japim maksimumin në çdo fushë ku luajmë.ʺ
Kontigjenti
Në mbyllje të konferencës, trajneri Egbo ka theksuar se me këtë kontigjnet që ka, përfshirë edhe lojtarët e pezulluar dhe të dëmtuar, apo dhe ata që nuk janë ende në formën e tyre më të mirë, Tirana ka një grup solid për të marrë më të mirën dhe të ruajë titullin kampion. ʺLojtarët që kam në këtë ekip, kanë shumë mundësi të tregojnë se janë nga më të mirët në kampionat. Kemi bërë paraqitje dinjitoze në Europë dhe kemi pësuar rritje në mentalitet e personalitet dhe strategji të lojës. Kemi lojtarë të rinj, por edhe elementë të akademisë, duke krijuar një miksim të mirë me ata me eksperiencë, ndaj do të luajnë ata që janë në maksimum.ʺ
