Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shkelje me rimbursimin e TVSH-së – KLSH: U pagua më shumë se planifikimi, nuk janë respektuar afatet

15:49 / November 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klsh 15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton shkelje me procedurën e rimbursimit të TVSH-së për bizneset nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për vitin që lam pas. Në raportin auditues mbi “zbatimin e buxhetit të shtetit  2019”, KLSH vë në dukje se Drejtoria e Rimbursimit të TVSH-së në DPT ka paguar rimbursim më tepër se fondet e planifikuara në shumën 4,5 miliardë lekësh ose ka tejkaluar fondet e parashikuara për rimbursim në masën 23.73 % të parashikimit vjetor të rimbursimit, veprime këto në kundërshtim me nenin 14 të ligjit  “Për procedurat tatimore në RSH”.

Konkretisht rimbursimi për vitin 2019 u planifikua në 19 miliardë lekë, dhe u realizua në 23.5 miliardë lekë. Po ashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit, konstaton shkelje të afateve të rimbursimit kundrejt bizneseve.  Sipas raporti,  për eksportuesit me risk zero, me përjashtim të kërkesave te paraqitura në muajin dhjetor, pagesat për rimbursim nuk janë rimbursuar automatikisht brenda 30 ditëve kalendarike ose janë rimbursuar me 36-144 ditë-vonese.

Nga auditimi rezulton se në kërkesat e miratuara për eksportuesit me risk zero konstatohet se i njëjti tatimpagues here klasifikohet si eksportues me risk zero dhe here si eksportues të tjerë. Ndërsa për për kategoritë rieksportues të mallrave jo shqiptare ose fason, për periudhën Janar–Qershor 2019, për shumat e miratuara për rimbursim, sipas metodës FIFO, konstatohet se  nuk është zbatuar radha në kryerjen e pagesave, në shkelje të legjislacionit në fuqi. Vonesa në rimbursim ka pasur edhe për grumbulluesit për eksport apo tatimpaguesit e mëdhenj./ Tv Scan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.