Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kryen stërvitjen e pastaj e fusin në karantinë me detyrim, Strakosha humbet Juventusin

18:43 / November 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situatë e pazakontë ajo që po ndodh në radhët e klubit të Lacios, ku disa futbollistë kanë rezultuar pozitivë në disa teste, e negativë në disa të tjerë. Një prej tyre është edhe Thomas Strakosha, për të cilin sot trajneri Inzagi tha se do e kishte në dispozicion për sfidën ndaj Juventusit, por që përfundoi në karantinë pas orë më vonë.

Strakosha prej dy javësh nuk luan me Lacion pasi në testet e UEFA-s ka rezultuar pozitiv, duke bërë që në portë të përfundonte Pepe Reina. Ashtu si Leiva e Imobile, lojtari i është nënshtruar vazhdimisht tamponëve por disa e nxjerrin pozitiv e disa negativ. Në këtë situatë, klubi e cilësonte futbollistin jo si një përhapës infektimi ndaj ishte marrë vendimi që të ishte pjesë e grupit për sfidën e rëndësishme në kampionat ndaj Juventusit.

Këtë e konfirmoi edhe trajneri Inzagi në konferencë për shtyp dhe lojtari mori pjesë në stërvitjen e skuadrës, Por menjëherë pas saj, ai, Imobile dhe Leiva u larguan drejt banesave të tyre dhe nga sa mësohet në mediat italiane, kanë filluar karantinimin e  detyrueshëm në shtëpi. Shkak për këtë është një vendim i Agjencisë së Shëndetit Publik të Romës që u ka bërë të duitur atyre se sipas udhëzimeve shtetërore ishin të detyruar të karantinoheshin pasi vlerësoheshin ende si pozitiv.

Kështu, asnjë prej këtyre tre lojtarëve nuk do të jetë në duelin ndaj Juventusit, një kundërshtar ndaj të cilit Strakosha ka bërë gjithmonë mirë dhe ka dhuruar edhe paraqitje spektakolare, duke pritur penallti e siguruar trofe të rëndësishëm. Të tre do të mund të kthehen në fushën e lojës vetëm kur të marrin leje nga autoritetet shëndetësore rajonale e jo nga mjeku i Lacios. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.