Tashmë fitues i zgjedhjeve në SHBA si President, Biden ka përshëndetur amerikanët me një deklaratë.
“Unë jam i nderuar dhe i përulur nga besimi që populli amerikan ka vendosur tek unë dhe te zv, presidentja Harris. Përballë pengesave të papara, një numër rekord amerikanësh votuan. Duke provuar edhe një herë, që demokracia rreh thellë në zemrën e Amerikës”, tha Biden.
Duke u bërë jehonë temave të fushatës së tij, Biden u bëri thirrje amerikanëve që të bashkohen në këtë kohë krize.
“Me përfundimin e fushatës, është koha të lëmë pas nesh zemërimin dhe retorikën e ashpër dhe të bashkohemi si komb”, tha Biden.
“Tani është koha që Amerika të bashkohet. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe nuk ka asgjë që nuk mund t’a bëjmë, nëse jemi bashkë”, përfundoi Biden.
