Fitorja 5-2 ndaj Betis është shoqëruar me një lajm shumë të keq për Barcelonën, që ka humbur për një kohë të gjatë një prej lojatrëve më në formë, të riun Ansu Fati. Sulmuesi ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë nga katalanasit, pasi do të detyrohet me shumë mundësi që t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Në pjesën e parë të ndeshjes, Fati pësoi n ëgoditje nga Mendi në momentin kur u shkaktua penalltia që u shpërdorua nga Grizman. Lojtari u pa që kishte pësuar një dëmtm por pasi mori mjekimin, ai u kthye në fushë derisa u mbyll pjesa e parë e ndeshjes. Klubi bëri të ditur se kishte pësuar një dëmtim të ligamentit në këmbën e majtë e si rrjedhojë, do të qëndronte për një periudhë të pacaktuar jashtë fushave të lojës.
Zakonisht, dëmtime të tilla kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale dhe rreth 6 muaj jashtë fushave, por në klub shpresojnë që në favor të Fati të jetë mosha e re dhe aftësia për t’u rikuperuar më shpejt, ndërsa e presin që të kthehet në dispozicion të Kuman që në pranverë.
