Kanye West është ndër kandidatët që humbi në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Reperi, i cili është i martuar me Kim Kardashian, mori gjithsej 60 mijë vota nga qytetarët në shtetet e Amerikës, shkruan Mirror.
Por edhe pse dështoi në zgjedhjet e këtij viti, Kanye pretendon që të provojë veten edhe njëherë në vitin 2024.
Sidoqoftë, ai për fushatën presidenciale ka shpenzuar rreth 9 milionë dollarë, përfshirë edhe vendosjen e emrit të tij në fletëvotim, shkruan Telegraf.
Kanye më i suksesshëm rezultoi në Tennesse, ku emri i tij ishte shkruar në më shumë se 10 mijë fletëvotime.
Në Colorado, artisti mori rreth 6.210 vota, por në fund ishte Joe ai që mori shumicën tjetër të votave.