Real Madrid akuzohet vazhdimisht se është një klub i cili ndihmohet nga gjyqtarët. Por kush ka parë ndeshjen e kësaj fundjave ndoshta ka ndryshuar mendje, pasi në sfidën kundër Valencias, madrilenët janë mundur me shifrat 4-1 duke regjistruar një rekord negativ në historinë e tyre në kampionatin spanjoll.
Skuadra e Zidan është mposhtur me përmbysje shumë të rrallë, duke pasur tre penallti të dhëna kundër dhe nëj autogol. Benzema shënoi për skuadrën madrilene golin e parë por më pas ishte Soler i cili shënoi nga pika e bardhë. Ndërkohë, në fund të fraksionit të pare të lojës, Varane shënoi autogol duke i dhënë Valencias mundësinë që të shkonte e qetë në pushimin e duelit.
Në pjesën e dytë, dy penallti të tjera po nga Soler, çuan shifrat në 4-1, duke i dhënë një sukses historik Valencias që bëhet skuadra e parë që fiton me tre penallti kundër Real Madrid. Një rezultat historik që lë Realin në vendin e katërt në renditje, 4 pikë larg Real Sociedadit kryesues.
