Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka përshëndetur dhe uruar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa për suksesin e saj në ceremoninë e çmimeve Grammy.
Bregu shprehet krenare për këngëtaren dhe fitoren e dy çmimeve të saj, përmes një postimi të saj në ‘Instagram’.
‘Urime çika jonë! Urime @dualipa!!! Krenare për ty që i prezanton këtë histori suksesi gjithë botës. Artistja jonë fitoi në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj të suksesshme “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo dhe në kategorinë “Artistja e re më e mirë’, shkruan Majlinda Bregu.
