Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Noizy i bën këngë drogës, shqetësues modeli që jep”, Aulona Musta kundërshton pedagogun: Ka qenë emigrant në Angli, ka nisur nga hiçi

19:33 / November 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aulona Musta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pedagogu i njohur, Endri Shabani, tha gjatë një interviste në “Shqipëria Live” se sipas tij, Noizy nuk duhet që të merret si shembull suksesi pasi i këndon drogës dhe nuk duhet të jetë në librat shkollor.

“Nuk kam ndryshuar mendim për Noizy-n dhe gjithë zhurmuesit e tjerë. Noizy i bën këngë drogës, më shqetëson modeli që i ofron fëmijëve, nxënësve. Promovimi i një modeli që është i dëmshëm. Nuk duhet të kesh shije të hollë arti për ta kuptuar këtë”, tha Shabani.

Por moderatorja e njohur, Aulona Musta, e ka kundërshtuar Shabanin, pasi sipas saj, Noizy është një shembull suksesi.

“Kam punuar për shumë vite në median rozë dhe e di jetën e tij. Ka qenë emigrant në Angli dhe e ka nisë nga zero, hiçi. Ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, ka studion e tij muzikore dhe ka promovuar shumë artistë të rinj. Shumë këngëtarë kanë drogën në tekstet e këngëve dhe në jetën e tyre”, tha ajo.

Ndërkohë e pyetur nëse duhet që të promovohet në librat shkollorë, Aulona tha se për këtë nuk di si të përgjigjet.

“Pse mos të promovohet Avni Mula”, e pyeti moderatorja?

“Pse duhet të qëndrojmë gjithmonë tek Avni Mula, Vaçe Zela? Duhet që të promovojmë edhe brezin e ri. Artistët janë personazhe që shpeshherë nuk kanë realitetin e tyre në tekstet muzikore. Këtu duhet të hyjë mësuesi apo prindi që t’i sqarojë më shumë fëmijës atë që është shkruar në libër”, shtoi Musta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.