Anglia ka porositur te Kompania Pfizer dhe BioNTech 40 milion doza të vaksinës anti-Covid. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pfizer ku u shpreh se 10 milion vaksina do të jenë në Angli para Krishlindjeve. Për këtë gjë ekspertët britanikë u shprehën se vendi mund të kthehet në normalitet në pranverën e ardhshme.
Ndërsa Kryeministri Boris Johnson është shprehur se Anglia do të jetë në frontin e parë të paketës së vaksinave nga Pfizer dhe BioNTech. Por ata nuk mund që të mbështeten vetëm të kjo zgjidhje dhe të heqin masat anti-Covid. Gjithashtu Johnson u shpreh se qytetarët e Anglisë nuk duhet që të heqin dorë nga maskat dhe distancimi social.
“Ne absolutisht nuk mund të mbështetemi në këtë lajm si një zgjidhje. Gabimi më i madh që mund të bënim tani do të ishte të ngadalëson vendosmërinë tonë në një moment kritik,” u shpreh Johnson.
Sot Kompanitë e ilaceve Pfizer dhe BioNTech thanë se kanë krijuar një vaksinë anti-Covid me efektivitet 90%. Në lidhje me këtë lajm kanë reaguar shumë media pozitivisht ndërsa ish-Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti aktual Joe Biden e kanë mirëpritur këtë përparim.
