Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Konflikti Armeni- Azerbajxhan drejt fundit? Zbardhen detajet se çfarë po ndodh: Palët gati të…

11:57 / November 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 90561bf285fb1ba3f319edf12f807505
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë mëngjes gjëmimet e topave dhe bombardimet kanë heshtur mbi rajonin e Nagorno-karabakhut, pasi palët kanë vendosur që të shkojnë drejt përmbylljes së konfliktit të përgjakshëm.

Siç raporton VOA, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, deklaroi dje se, ka nënshkruar një marrëveshje me udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Rusisë, për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak mbi rajonin Nagorno-Karabakh.

Sipas Pashinyan, konflikti do të pushojë mëngjesin e së martës, pas më shumë se një muaj gjakderdhje.

Deklerata vjen pas gjashtë javë luftimesh të ashpra dhe përparimeve nga forcat e Azerbajxhanit. Zyrtarët azerë thanë të hënën se, forcat e tyre kishin kapur dhjetëra vendbanime të tjera në Nagorno-Karabakh, një ditë pasi shpallën fitoren në betejën për qytetin e dytë më të madh strategjik të enklavës.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, e konfirmoi njoftimin. Ndërkohë, nuk ka pasur reagime zyrtare të menjëhershme nga Bakuja.

“Vendimi merret bazuar në analizat e thella të situatës luftarake dhe në shqyrtim me ekspertët më të mirë të fushës”, tha Pashinyan në median sociale.

“Kjo nuk është fitore por nuk është humbje derisa ta konsiderosh veten të mundur. Ne kurrë nuk do ta konsiderojmë veten të mundur dhe kjo duhet të bëhet fillimi i një epoke të re të unitetit tonë kombëtar dhe të rilindjes”,- përfundoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.