Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mosmarrëveshjet tregtare, Franca: Kemi besim se Biden do ta shtensionojë situatën

23:29 / November 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
france 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Franca ka kërkuar armëpushim me amerikanët sa i përket mosmarrëveshjeve tregtare që çuan në tarifa të dyanshme. Ministri francez i Tregtisë tha se Franca është “optimiste” në lidhje me presidencën e Biden për gjetjen e gjuhës së përbashkët.

Ministri francez i Tregtisë Franck Reister ka thënë këtë të martë se kërkon një armëpushim me Amerikën sa i përket betejave tregtare dhe tarifave për prodhime të ndryshme.

“Shpresoj se do të jemi në gjendje të rindërtojmë marrëdhëniet trans-Atlantike me administratën e Biden,” tha Riester.

Ministri solli si shembull mosmarrëveshjen e shfaqur sa i përket 2 kompanive të mëdha Airbus europiane dhe Boeing amerikane.

“Ne do të tërhiqnim tarifat që Organizata Botërore e Tregtisë na ka lejuar të vendosim, por tërhiqemi nëse ShBA ndërmerr  veprimin e parë  për shtensionim” –  tha ministri.

Ministri francez tha se Franca është “optimiste” në lidhje me presidencën e Biden dhe përshëndeti premtimet e Bidenit për t’u ribashkuar në marrëveshjen e klimës së Parisit të 2015-ës, por edhe organizmave të tjera shumëpalëshe.

Reister akuzoi amerikanët nën presidencën e Trumpit për kërcënimin e tregtisë globale.

Sipas tij, Trumpi ka bllokuar emërimin e drejtorit të ardhshëm të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe i kërkoi Bidenit të gjejë gjuhën e përbashkët.

Rreth 16 milion punëtorë në të dyja anët e Atlantikut kanë punë të mbështetura nga marrëdhënia BE-SHBA, ndaj edhe tregtia e tarifat gjatë katër viteve të fundit kanë goditur kompanitë dhe njerëzit që prodhojnë dhe shesin një gamë të gjerë mallrash në të dyja vendet.

FRANCA situaten tregetare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.