Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kosova masa të reja ndaj pandemisë: 7 komuna me orë policore

12:56 / November 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hoti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se në vend gjendja me COVID-19 është tepër e rëndë për çka ka prezantuar masat e reja të ndërmarra të cilat do të hyjnë në fuqi ditën e premte.

Masat më të rrepta janë për komunat që janë në zonën e kuqe, ku veprimtaria ekonomike do të lejohet nga ora 05:00 deri në orën 19:00, pas kësaj ore do të mbyllen të gjitha, e edhe lëvizja e qytetarëve.

“Në komunat që janë në zonën e gjelbër kemi lejuar që sektorët ekonomik të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00. Kemi rregulluar transportin publik dhe të taksive. Kemi kufizuar qendrat tregtare nga 05:00 deri në 20:00. Gastronomisë nga ora 05:00 deri në 20:00, pas kësaj merr me vete”, tha ai.

“Komunat me rrezik të mesëm, punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00. Gastronomia 05:00 deri në 18:00, pas kësaj ore merr me vete. Në këto komuna institucionet publike dhe private punojnë me stafin esencial. Qendrat tregtare nga ora 05:00 deri në orën 18:00”, tha ai.

“Rreziku më i lartë është në komunat që tejkalojnë 150 të infektuar brenda javës. Janë 7 komuna dhe duke e pa madhësinë i kemi marrë dy veprime, e lejojmë aktivitetin ekonomik të zhvillohet deri në orën 19:00. Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i lëvizjes së qytetarëve në këto komuna. Ndalohet hyrje-daljet nga këto komuna nga ora 19:00 deri në orën 05:00”, tha ai.

Ai tha se do të kthehen ekipet mjekësore në kufi, derisa mësimi në arsimin e lartë do të mbahet online.

“Kemi vendosur që t’i kthejmë ekipet mjekësore në pikat kufitare. Kemi kërkuar nga komunat që ti ngrisin shtabet e tyre emergjente për të mbikëqyrur personat që janë të prekur me COVID-19, të sëmurët kronik. Kemi rregulluar funksionimin e disa sektorëve të ekonomisë, lejohet sektori i prodhimit, ndërtimit, të transportit të mallrave dhe distribuimit. Këto masa janë për tërë territorin e Kosovës”, tha ai.

“Janë bërë riorganizimet e nevojshme brenda spitalit, duke rritur shtretërit mbi 800. Sot janë 626 pacientë që janë shtrirë nëpër spitale. Bazuar në numrin e të infektuarve IKShPK ka nxjerrë statistikat duke i kategorizuar komunat në tri grupe, me ngjyrë të gjelbër që është zona me rrezik të ulët, kategoria e dytë komunat ku numri i rasteve shkon nga 76-150. Komunat me të kuqe kur rastet kalojnë brenda javës 150 raste të reja”, tha Hoti./ KosovaPress

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çmimi Nobel për Paqen 2026 i jepet gjyqtares të së drejtave të njeriut, Navi Pillay

11:26 / October 9, 2026

Përfundojnë ekzaminimet pas vdekjes së studiueses në Siberi, Rusia: 5 mijë teste pa rezultat shqetësues

20:50 / October 8, 2026

Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem, 11 të arrestuar në protestat pro-palestineze

09:00 / October 8, 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

08:35 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.