Sherr me sende të forta në zonën e “Don Bosko”-s në Tiranë. Efektivët e Komisariatit Nr. 3 arrestuan në flagrancë, shtetasin M. K., 58 vjeç. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Pasi në rrugën “Don Bosko”, pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin D. Z. Gjatë kontrollit në banesë, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).
Sakaq, specialistët në Komisariatin e Policisë Nr. 4 filluan procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin e mitur me iniciale R. L., 17 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. Q., 23 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se janë autorë të 4 ngjarjeve, ndodhur ditet e fundit, konkretisht: në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë vjedhur 2 biçikleta të shtetasit M. B; më datë 10.11.2020, kanë vjedhur një shumë parash në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”; më datë 08.11.2020 kanë vjedhur një biçikletë dhe më datë 28.10.2020 kanë vjedhur në një kioskë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve J. K., 30 vjeç dhe A. K., 28 vjeç (vëllezër), pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
