Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Apeli i imzot Angelo Masafras për mjekët: Mos ikni, po ne kush do të na kurojnë?

20:19 / February 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
massafra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Imzot Angelo Masafras bën një thirrje të sinqertë për një problem mjaft serioz, largimin e mjekëve.

“Mjekët të mos largohen nga Shqipëria, të mos mendojnë vetëm për para. Nëse largohen mjekët më të mirë nga Shqipëria për të shkuar në vende të tjera, kush mbeti për të na kuruar neve, për t’ju kuruar juve. Nuk është e drejtë.”

Është kjo thirrja që iu drejtoi mjekëve Imzot Angelo Massafra gjatë meshës së shenjtë në katedralen “Shen Shtjefni” në Shkodër në ditën botërore të të semurëve.

Largimet masive të mjekëve drejt vendeve europiane, për një jetë dhe paga më të mira, ka alarmuar dhe klerin katolik. I shqetësuar për fatin e të sëmurëve, Imzot Massafra iu bëri apel mjekëve të tregohen pak më humanë dhe te mos mendojne vetem per para.

“Njeriu duhet të jetë më human. Në spitalet tona duhet të kemi më shumë zemër. U bëj thirrje mjekëve të mos largohen nga Shqipëria, të mos mendojnë vetëm për para.

Nëse ata largohen në vendet e tjera, kush mbetet këtu për të dhënë shërbimin e merituar, nuk është e drejtë. Kemi festuar vitin e Skenderbeut, ai ka luftuar deri në vdekje. E sot ne çfarë bëjmë, zgjedhim të ikim në vende të tjera për të qenë më rehat. Duhet të duam më shumë vendin tonë, njerëzit tonë, që të japim kontributin e duhur. Nuk është e drejtë, nuk është mire që të gjithë të lajmë duart, e ata që vuajnë çfarë të bëjnë?”, u shpreh ai.

Aktualisht në spitalin rajonal të Shkodrës nevoja për mjekë specialiste është e madhe pasi shumë janë larguar drejt shteteve të ndryshme për shkak të kushteve më të mira dhe pagave më të larta.

angelo apel masafra mjeke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.