Kryeministri Edi Rama në pjesën e tretë të ekskluzivitetit të ERTV-së ka publikuar pamje nga COVID2, spitali “Shefqet Ndroqi”, ku thotë se realiteti brenda spitaleve është pikërisht ajo që shfaqet.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe duan s’duan lehaqeniet e çakërdisura të opozitarizmit vulgar, agresiv, gënjeshtar, realiteti brenda spitaleve Covid është pa pikë dyshimi ai që keni parë këtu, e duke ju ftuar të shihni Pjesën e Tretë të EKSKLUZIVES, nga spitali Covid 2, në Sanatoriumin e Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë 🙏”, shkruan Rama.
