Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën Hans Kluge ndodhet në Shqipëri ku është takuar me ministren e Shëndetësië Ogerta Manastirliu.
Ajo i ka prezantuar Kluge strategjinë e Shqipërisë për përballimin e pandemisë. MSH bën të ditur se zyrtari i OBSH-së ka mirëpritur rritjen e pagave për bluzat e bardha.
“Organizata Botërore e Shëndetësisë mbështet Shqipërinë 🤝
Shumë e kënaqur të mirëpres Drejtorin Rajonal të OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, për të forcuar bashkëpunimin me OBSH për përballimin e pandemisë COVID-19″ shkruan në Facebook Manastirliu.
