Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me kreun e OBSH për Europën Hans Kluge deklaroi se për të përballuar situatën e pandemisë janë në dispozicion 1600 shtretër të dedikuar përfshirë këtu edhe spitalet rajonale sipas 3 skenarëve.
“Strategjia e përballimit të vjeshtë dimrit, të përgatitur nga ekspertët tanë dhe të mbështetur nga ekspertët e OBSH janë udhërrëfyes të rëndësishëm për të adresuar të gjitha nevojat në përgjigje të situatës së epidemisë, për të forcuar kapacitetet e sistemit tona shëndetësor edhe gjatë kësaj faze. Pa harruar asnjë moment se detyra jona është të kujdesemi për ata që kanë nevojë kujdes shëndetësor
Ne nuk kemi lënë askënd pas. Po forcojmë kapacitetet dhe të përballojmë situatat që mund të vijnë gjatë vjeshtë dimrit.
Kemi rritur kapacitetet e testimit dhe gjurmimit me 4 herë, kemi rritur kapacitetet spitalore me 500 shtretër. Ndërkohë që kemi 3 skenarë të përfshirjes së spitaleve rajonale që e cojnë këtë kapacitet në 1600 shtretër dhe duke vijuar me trajnimi e ekipeve mjekësore”, tha Manastirliu.
