Prej të mërkurës në Shqipëri u rikthye ora policore, ku prej orës 22.00 deri në 06.00 nuk lejohet qarkullimi. Gjatë kësaj kohe janë shtuar patrullimet nëpër qytete për respektimin e masave.
Gazetarja e njohur e kronikës së zezë Anila Hoxha e sheh këtë situatë dhe nga këndvështrimi i efektivëve. Ajo thotë se kur t’i hasin policët në postblloqe të gjithë dhe të kujtohemi se dhe ata i pret dikush në shtëpi.
Hoxha bën të ditur shifrat duke thënë se deri tani 10 policë kanë ndërruar jetë, dhe janë infektuar gjatë kryerjes së detyrës. Në spitalet COVID aktualisht gjenden 3 policë të shtruar, ndërkohë që 271 të tjerë janë të karantinuar.
Vetëm sot thotë Anila janë karantinuar 24 policë.
