Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Imuniteti nuk ju mbron dot”, Meta paralajmëron deputetët: Kujdes, kur miratoni ligje “pro” vjedhjes së qytetarëve!

16:53 / November 12, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, SPAK është vënë në lëvizje nga kërkesa zyrtare e Presidentit Meta, që ka kërkuar vënien para përgjegjësisë të të gjithë zyrtarëve të përfshirë në skemën korruptive që ngre dhe e ligjëron vetë ligji “Për metrologjinë”.

Presidenti është shprehur në letër se, është i ndërgjegjshëm se deputetët nuk mbajnë përgjegjësi për mendimet e shprehura dhe për votën e dhënë në ushtrim të funksionit.

“Kjo është përgjegjësi e natyrës politike, gjyqtar i së cilës është publiku shqiptar me anë të instrumentit politik të votës gjatë zgjedhjeve. Por ky parashikim kushtetues, nuk mund të përdoret kurrësesi si një “strehë imunitare” për veprimet e tjera të ndëshkueshme penalisht të kryera nga administrata, anëtarët e qeverisë dhe anëtarët e Kuvendit, që i paraprijnë apo e bashkëshoqërojnë miratimin e një ligji.” shkruan Meta.

Presidenti i ka kërkuar SPAK-ut kryerjen e menjëhershme të disa veprineve konkrete hetimore:

  • Sekuestrimi i të gjithë praktikës administrative pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për vlerësimin fillestar të nevojës së ndërmarrjes së një nisme legjislative, dratimit të saj, propozimit e shqyrtimit;
  • Sekuestrimi i të gjithë praktikës së konsultimit paraprak me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera të përfshira apo të lidhura me këtë proces;
  • Sekuestrimi pranë ministrisë përgjegjëse i të gjithë informacionit lidhur me kompanitë koncesionare që aktualisht kanë të drejta shfrytëzimi në fushën objekt rregullimi nga ligji nr. 126/2020 dhe që veprimtaria e tyre lidhen apo mund të favorizohen përmes tij;
  • Kqyrja e tabulateve të komunikimeve elektronike/telefonike etj., ndërmjet palëve të interesuara dhe drejtuesve të institucioneve shtetërore;
  • Sekuestrimi i të gjithë praktikës pranë Këshillit të Ministrave, nga konsultimi paraprak që bëhet në mbledhjet e drejtorëve të drejtorive juridike të ministrive të linjës; komentet e juristëve të departamentit përkatës në Kryeministri; komentet dhe diskutimet në mbledhjen e Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive të linjës që paraprijnë diskutimin e projektakteve në mbledhjen e Këshillit të Ministrave; përfshirë këtu dhe procesverbalet e qëndrimet e shprehura në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku është miratuar projektvendimi për propozimin e këtij ligji;
  • Sekuestrimi i të gjithë praktikës pranë Kuvendit të Shqipërisë, përfshirë procesverbalet e shqyrtimit në Komisionin përgjegjës dhe Komisionet për dhënie mendimi, dhe vlerësimet e mendimet e dhëna nga administrata e Kuvendit;
  • Sekuestrimi e gjithë praktikës së konsultimit publik me grupet e interesit si pranë qeverisë apo pranë Kuvendit të Shqipërisë;
  • Marrjen e dëshmive të të gjithë strukturave teknike dhe individëve të përfshirë në procesin nga vlerësimi i nevojës për ndryshime ligjore, deri në miratimin e këtyre ndryshimeve, që nga institucionet ekzekutive të varësisë, specialisti i nivelit më të ulët, deri tek çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që kanë marrë pjesë në formësimin e kësaj iniciative, apo që kanë udhëhequr dhe votuar këtë proces ligjbërës si në komisionet parlamentare dhe përgjatë fazave të shqyrtimit;
  • Sigurimin e të dhënave nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, apo institucionet e tjera inspektuese mbi raportet e kontrollit të ushtruara në fushën e metrologjisë që mund të kenë lidhje me çështjet që rregullon ligji i ri;
  • Kqyrjen e adresave elektronike të titullarëve të institucioneve dhe të personave që janë angazhuar dhe kanë patur ndikim në draftimin e shqyrtimin, deri në miratimin e këtij ligji.

Arsyet e këtyre verifikimeve lidhen me faktin e shprehur qartë dhe në mënyrë të arsyetuar ligjore në letër se, procesi i formësimit të një ligji, fillon që prej ministrive të linjës apo agjencive shtetërore. Vazhdon më pas me procesin e shqyrtimit përgjatë procedurës në Këshillin e Ministrave; pasohet nga inciativa propozuese në Kuvend; e pastaj edhe shyrtimi në procesin parlamentar (në komisione dhe në seancë plenare). E gjithë kjo trajektore e shqyrtimit të një projektligji, nuk është e mbuluar aspak nga “imuniteti parlamentar”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, policia arreston 67-vjeçarin në Burrel

10:24 / August 29, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.