Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Në kërkim “skifterët” e Cërrikut, bënin kërdinë në fshatra

11:53 / November 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjedhje3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët dyshohet se janë autorë të një sërë vjedhjes të ndodhura në Elbsan, Cërrik e Belsh.

Ata ishin kthyer në makthin e zonës teksa vjedhja e fundit dyshohet një banesë me thyerje në fshatin Seferan.

Pas njoftimit policia u vu në ndjekje të mjetit të autorëve, të cilët pasi kanë konstatuar shërbimet e Policisë, duke përfituar nga errësira dhe pozicioni gjeografik, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar me shpejtësi.

NJOFTIMI

Cërrik

Parandalohet vjedhja me thyerje në një banesë, shpallen në kërkim autorët.

2 autorët e shpallur në kërkim, të dyshuar edhe për vjedhje të tjera në disa banesa në Elbasan, Belsh dhe Cërrik.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, shpallën në kërkim policor shtetasit:

A. S., 47 vjeç dhe S. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Seferan, Belsh, kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit B. Gj.

Mbrëmjen e djeshme, me marrjen e njoftimit se po kryhej një vjedhje në një banesë në fshatin Seferan, Belsh, shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar vjedhjen dhe janë vënë në ndjekje të mjetit të autorëve, të cilët pasi kanë konstatuar shërbimet e Policisë, duke përfituar nga errësira dhe pozicioni gjeografik, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar me shpejtësi.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan: automjet tip “Benz”, një palë targa, një aparat celular dhe disa sende personale të këtyre shtetasve.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 8 vjedhje të tjera të ndodhura në Elbasan, Belsh dhe Cërrik, gjatë muajit maj, shtator, tetor dhe nëntor 2020, konkretisht:

Më datë 18.05.2020, në Cërrik, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit S. R.;

Më datë 02.09.2020, në fshatin Gracen, Elbasan, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M. T.;

Më datë 20.09.2020, në fshatin Kusarth, Elbasan, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh. P.;

Më datë 31.10.2020, në fshatin Qafë Shkallë, Belsh, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit K. S.;

Më datë 19.10.2020 në Cërrik, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit Sh. Z.;

Më datë 17.10.2020, në Belsh, dyshohet se kanë tentuar të vidhnin në magazinën ushqimore në pronësi të shtetasit Xh. H.,

Më datë 15.10.2020, në fshatin Guras, Belsh, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B. H.;

Më datë 11.11.2020, në Cërrik, dyshohet se kanë vjedhur në banesën E. P.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.