Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shefi i OBSH-së: E gjithë bota duhet të përfitojë nga vaksina kundër COVID-19

18:50 / November 13, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka përshëndetur progresin e shpejtë drejt zbulimit të vaksinës për luftimin e COVID-19, por të premten ai insistoi se çdo vend duhet të përfitojë. “Vaksina do të jetë mjet kryesor për kontrollimin e pandemisë dhe ne jemi të inkurajuar nga rezultatet paraprake të testeve klinike që u publikuan këtë javë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, në mbyllje të punimeve të Asamblesë vjetore të OBSH-së. Gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe partneri i tyre gjerman BioNTech njoftuan të hënën se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektivë në fazën finale, ku janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.

“Asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që një vaksinë të zhvillohet kaq shpejtë. Ne duhet të zbatojmë të njëjtën urgjencë që të sigurohemi se të gjitha shtetet përfitojnë nga kjo arritje shkencore”, ka thënë Tedros, raporton AFP. Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e afro 1.3 milion njerëzve në të gjithë botën. Deri më tash, raportohet se janë regjistruar mbi 52.7 milionë raste me COVID-19. Sidoqoftë, këto shifra besohet se paraqesin vetëm një pjesë të shifrave reale të infektuarve, pasi shumë vende po testojnë vetëm rastet simptomatike ose rastet më të rënda.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Uljan Shpataraku në GJKKO për masën e sigurisë, ish-polici u arrestua me Ergys Agasin, në banesë iu gjetën 7 armë

11:09 / August 29, 2026

GJKKO e la në burg/ Ergys Agasi, transferohet në paraburgimin e Bradasheshit

10:58 / August 29, 2026

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Fundjava e fundit e gushtit, kolona automjetesh në Morinë nga fluksi i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë

10:16 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.