Situata e Covid-19 ka rikthyer fashat orare të karantinës si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë dhe qeveria po bën thirrje për respektimin e masave anti-Covid për shmangien e virusit.
Mirëpo, reperi i njohur Getinjo ka shprehur një ankesë në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë se mendon që s’duhet të ekzistojë asnjë lëvizje në mënyrë që virusi të mos përhapet më tej.
Madje, ai bën ironi me masat, me faktin që virusi merret në mëngjes kur del dhe e çon në shtëpi kur kthehesh.
“Mëngjes del e merr virusin edhe kadale ka n19:00 ora shkon në shpi e çon virusin. Ja çfarë masash ka.Asnjë lëvizje s’duhet me ekzistu kërrkun nëse s’don me pas virus. Eh kjo s’ka shanc m’u bo se bohet luftë. S’ka faj Kosova kurrgjo, shkurt e shqip jena viktimë e botës se vallain shteti jonë sen n’dorë s’ka. Ruajeni veten mos të na ikë truri se për virus e kalojmë diqysh. Se aty është esenca, trurin me na prish. Natën e mirë!”- shkruan reperi.
“Mëngjes del e merr virusin edhe kadale ka n19:00 ora shkon në shpi e çon virusin. Ja çfarë masash ka.
Asnjë lëvizje s’duhet me ekzistu kërrkun nëse s’don me pas virus. Eh kjo s’ka shanc m’u bo se bohet luftë. S’ka faj Kosova kurrgjo, shkurt e shqip jena viktimë e botës se vallain shteti jonë sen n’dorë s’ka. Ruajeni veten mos të na ikë truri se për virus e kalojmë diqysh. Se aty është esenca, trurin me na prish. Natën e mirë!”- shkruan reperi.