Drejtori i Përgjithshëm i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk pohoi të premten se “diçka jashtëzakonisht e rreme po ndodh” pas katër testeve të shpejta të antigjenit Covid-19.
Dy prej testeve i dolën pozitive dhe dy të tjera negative. Pasi publikoi rezultatet, ai hodhi kritika në Twitter për pandeminë. Ai ka minimizuar në mënyrë të përsëritur rreziqet, ndërsa më parë i ka cilësuar politikat e shëndetit publik si “fashiste”.
Musk ka qenë një skeptik i sinqertë i krizës Covid-19 që herët në pandemi. Në mars, ai e quajti koronavirusin “panik të rremë” dhe krahasoi shpërthimet me ftohjen e zakonshme.
Musk gjithashtu sulmoi ato që ai i shihte si masa drakonike të bllokimit, duke përshkruar mbylljen e një prej kompanive të tij si “fashiste” mes urdhrit të Kalifornisë për të qëndruar në shtëpi në fillim të këtij viti.
