Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Testet e tamponit ngatërrohen në laborator”, ish-ministrja bën deklaratën bombë: Koha nuk pret, duhet vepruar tani!

13:45 / November 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 4c5e614c8c2f765e30eaabd4c9623583
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata me pandeminë është alarmante, kështu ka deklaruar ish ministrja e LSI, Klajda Gjoshaj. Në një status në rrjetet sociale ajo shkruan se përvec dhjetëra ambulancave që vijnë e ikin nga spitalet, me qindra pacientë presin rradhën në korridoret e urgjencave pë të marrë ndihën e parë.

Sipas ish-deputetes se LSI, shifrat që bëhen publike janë vetëm 10% e realitetit në terren.

‘Gjurmimet e rasteve janë lënë në harresë! Edhe ata persona që kanë shansin t’i merret një tampon, shpesh ndodh që përgjigja nuk vjen kurrë, pasi ngatërrohet nëpër laboratore, ose nëse janë me fat do të marrin një përgjigje pas 7 ditësh, atëherë kur virusi ka arritur pikun e tij në trupin e gjithëkujt!

Askush nuk flet për faktin se Co vid ka tre lloj kostosh, e para është financiare. Për një të prekur në nivel të moderuar duhet minimumi 150.000 lekë të reja për të kryer disa sete analizash dhe për të marrë mjekimin e nevojshëm. Shifër kjo thuajse e pamundur për standartin shqiptarë, ndaj në mënyrë urgjente duhet menduar për një rimbursim të shpejtë për cdo qytetar!

E dyta është kosto psikologjike. Virusi po dëmton rëndë shëndetin mendor të të gjithë të prekurve dhe ka nevojë të jashtezakonshme për bashkangjitjen e psikologëve në të gjitha rastet, qofshin ato të rënda apo të lehta! Rastet e hedhjeve nga godinat e spitaleve flasin sa mijëra fjalë!

E treta, është kostoja e shëndetit të përgjithshëm. Këtu nevojat janë për suportim të mjekëve dhe infermerieve në vijën e parë të luftës, me financa shtesë dhe infrastrukturë spitalore. Pasojat e këtij virusi në organizëm kërkojnë një ndjekje mjekësore për një kohë të gjatë. Dhe mesa duket kjo është sëmundja e durimit dhe e vënies në provë për të ruajtur qetësinë.

Qeveria është ajo që mban përgjegjësi për cdo situatë të dalë jashtë kontrollit dhe papërgjegjshmëria në këto momente është e pafalshme! Cdo jetë njeriu vlen më shumë se cdo gjë tjetër, ndaj duhet vendosur mbi cdo propagandë apo interes të pushtetit!
Koha nuk pret, duhet vepruar tani!”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Zelensky urdhëron rritjen e sulmeve me dronë ndaj Rusisë: “Nga 300 në 1,000 në ditë”/ Goditen rafineritë, bie prodhimi i benzinës

09:01 / August 29, 2026

Shembja e akullnajës në kufirin Nepal-Tibet ndez alarmin e ekspertëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun për katastrofa

08:57 / August 29, 2026

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.