Një 90-vjeçar në Korçë është mbytur në një pus të fshatit. Ngjarja ka ndodhur në Barç, ndërsa i moshuari Hekuran Dapellari është gjetur i pajetë rreth orës 08:00 të mëngjesit, të dielën.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve, rezulton se i moshuari vuante nga skleroza dhe se ishte larguar një ditë më parë, nga banesa e tij.
