Një foto po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale ku shihen duke pirë kafe së bashku në një kafene të Tiranës deputeti i PD-së, Ervin Salianji dhe ish ministri i Financave Arben Ahmetaj.
Mos harrojmë që deputeti Ervin Salianji gjatë kohës kur Ahmetaj ishte ministër i Financave e ka akuzuar shpeshherë në Parlament për skandalet dhe aferat korruptive në ministrinë që ai drejtonte. Vërtetësia e kësaj foto ende nuk mund të konfirmohet, por nëse është e vërtetë, do të ishte treguesi më i qartë për opinionin publik e asaj që ndodh mes pozitës dhe opozitës jashtë kamerave televizive. / tirananews.al