Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Oferta për aleatët, njësoj si para çadrës !

23:13 / February 11, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Opozita
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është pak a shumë taktika që ndoqi në vitin 2017, kur aleatëve të vegjël u premtoi vende në lista, me kusht që ata të mbështesnin çadrën dhe më pas marrëveshjen me Ramën. Tani po përsëritet e njëjta skemë. Basha duket se e ndjen realisht rrezikun e përçarje së aleatëve para fillimit të fushatës, për shkak të injorimit që ai ju ka bërë kërkesave të tyre për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe shmangien e debatit për reformën zgjedhore.

Partia Demokratike u ka ofruar aleatëve të vet kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, në këmbim të mbështetjes së strategjisë së PD, për të mos hyrë në zgjedhje lokale. Ajo që në pamje të parë duket si ofertë për ndarje zonash, është në fakt ofertë për të mbështetur PD-në, në qëndrimin për të mos hyrë në zgjedhje, nëse nuk plotësohen kushtet e saj. Propozimi themelor i Bashës nuk ka të bëjë me oferta për zona të lira për kandidatë të përbashkët, pasi parti të tilla të vogla si demokristianët, republikanët apo partia e Dash Shehit, nuk kanë peshë të tillë, që mund të fitojnë ndonjë bashki, dhe sikur t’i mbështesë PD.

Biles dhe Dulja që ka një zonë minoritare në Dropull apo Sarandë, është më i dobët se Vangjel Tavo në Dropull, apo “MEGA” në Sarandë. E vetmja që mund të marrë zona të lira është LSI, dhe ajo nën rrezikun që zemërimi i PD-së lokale ndaj kandidatit të saj, t’ia dështojë fitoren. Thelbi i ofertës është taktika që Basha t’i mbajë të bashkuar deri javën e fundit të fushatës aleatët, që të mos i relativizojnë betejën për mos hyrje në zgjedhje.

Është pak a shumë taktika që ndoqi në vitin 2017, kur aleatëve të vegjël u premtoi vende në lista, me kusht që ata të mbështesnin çadrën dhe më pas marrëveshjen me Ramën. Tani po përsëritet e njëjta skemë. Basha duket se e ndjen realisht rrezikun e përçarje së aleatëve para fillimit të fushatës, për shkak të injorimit që ai ju ka bërë kërkesave të tyre për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe shmangien e debatit për reformën zgjedhore.

Nga ana tjetër, të njëjtët aleatë kanë kundërshtuar bojkotin e zgjedhjeve, apo djegien e mandateve. Në këto kushte, Basha ka ndryshuar vetëm terminologjinë e bojkotit, duke bërë sikur po u ofron diçka për një qëllim, që në fakt nuk është doemos dhe i tyre. Oferta me kusht për qeveri teknike për zgjedhje lokale, është një ofertë për bojkot, por e thënë me fjali të tjera, pasi Basha nuk ka asnjë mekanizëm që ta detyrojë qeverinë të dorëhiqet, përveç mandateve.

Ai thjesht nuk do që aleatët ta lënë të vetëm disa muaj para zgjedhjeve, me shpresë se do t’i gënjejë ditën e fundit si dy vjet më parë. Dhe tek Basha, shpresa për të gënjyer dikë përsëri, vdes e fundit. /Tema/

cadra ofertat Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.