Dyzet e tre “skllevër” meksikanë, të cilët ishin detyruar të punonin pothuajse pa pagesë në hotele të Kanadasë, u liruan sot nga policia.
Shumica prej tyre ishin dërguar në Kanada nga trafikantët të cilët përkundrejt një shume të caktuar u kishin premtuar se do të mund të ndiqnin studimet ose të siguronin një leje pune dhe më pas leje qëndrimi në vend.
Por kur ata mbërritën në Kanada, i dërguan të qëndronin në kushte të mjerueshme, në disa qytete në Ontarion qendrore dhe lindore. Ata gjithashtu i detyruan të punonin në pastrimin e garazheve apo hoteleve të zonës. Dy oficerët e një kompanie pastrimi, ka punuar me hotelet në Ontario, nuk janë arrestuar por janë duke u hetuar.