Një automjet ka marrë flakë në ecje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja”.
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.11.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues M.H., 27 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
