Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka quajtur ish-këshilltarin e tij për Sigurinë Kombëtare, John Bolton budalla.
Trump në një postim të fundit duke e sulmuar Bolton thotë se nuk bëri asgjë për Sigurinë Kombëtare dhe i kërkonte të shkonte në luftë.
“John Bolton ishte një nga njerëzit më budallenj në qeveri me të cilët unë kam pasur ‘kënaqësinë’ të punoj. Një njeri i shurdhër dhe i heshtur, ai nuk bëri asgjë për Sigurinë Kombëtare përveç faktit se thoshte, ‘Gee, le të shkojmë në luftë. Gjithashtu, ai nxori në publik në mënyrë të paligjshme shumë informacione të klasifikuara. Një budalla i vërtetë!”-shkruan Trump.
