Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përfshihet nga flakët xhamia 350-vjeçare në Turqi, ende nuk dihen shkaqet

23:09 / November 15, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhamia turqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Xhamia historike, 350-vjeçare, Vanikoy në Stamboll, është përfshirë sot nga flakët. Sipas mediave të huaja, xhamia ndodhet  në lagjen Çengelköy të rrethit Üsküdar në Stamboll dhe është mjaft e vizituar nga besimtarët dhe turistët.

Bëhet e ditur se zjarri ka shpërthyer rreth orën 13:30 pasdite dhe kanë qenë vendasit ata që kanë njoftuar menjëherë brigadat e zjarrfikësve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Mediat turke shkruajnë se për shkak të strukturës prej druri, zjarri u përhap me shpejtësi dhe përpjekjet për të shuar nuk patën sukses. Ndërkohë, zjarrfikësit janë munduar të parandalojnë që zjarri të arrijë në një pyllin prapa xhamisë dhe të mos digjen shtëpitë afër saj.

Fire breaks out at Istanbul's historic Vaniköy Mosque #Turkey https://t.co/kjSz2WYKnx pic.twitter.com/opy1ORvuAU

— Duvar English (@DuvarEnglish) November 15, 2020

Xhamia u ndërtua në 1670 nga Vani Mehmet Efendi. Ajo është vetëm me një minare dhe një ballkon minareje. Gjithashtu ishte e ndërtuar kryesisht me dru. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit  ndërsa autoritetet kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për ngjarjen.

350 vjecare digjet turqi xhamia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.