Katër persona janë vënë në pranga nga policia në Pogradec, pasi ishin përfshirë në një përleshje me njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa mësohet se gjatë shoqërimit në polici ata kanë kundërshtuar me forcë e me dhunë dhe efektivët.
Ndërkaq, të katër personat tashmë janë të arrestuar në komisariatin e Pogradecit.
