Lindje me operacion apo lindje natyrale? Kjo është një pyetje që mjekët japin versionet e tyre se kush është më e shëndetshme. Por çfarë mendojnë nënat në pritjen e ëmbël?
Një prej tyre është Almeda Abazi, e cila pas gati dy muajsh do të sjellë në jetë djalin e saj. Sigurisht këtë kohë, bashkë me bashkëshortin, Tolga, ka menduar të gjitha detajet. E një prej tyre është se si mendon Almeda të lindë djalin?
Ish misi shqiptar shpreh dëshirën e saj në Instastory për një lindje natyrale, por kryesorja është që fëmija të vijë në jetë shëndoshë e mirë.
“Unë kam dëshirë të bëj një lindje normale, por cfarëdo të ndodhë deri në momentin e fundit është punë e Zotit“, ka shkruar ajo në Instatory; “ mjafton që fëmija të vijë shëndoshë e mirë!“.
