Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e një personi të infektuar me COVID-19 në Tiranë.
Bombula e oksigjenit që ai kishte marrë për të lehtësuar frymëmarrjen ka shpërthyer, duke e plagosur.
72-vjeçari i plagosur M.N është dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar të tjerë.
“Në orën 21:05 në bulevardin Bajram Curri në banesën e shtetasit M.N 72 vjeç, ka plasur bombula e oksigjenit, e cila përdorej nga ky person pasi është infektuar me COVID”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.
