Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bosnje, kandidati fiton në zgjedhjet lokale por vdes nga COVID-19

20:51 / November 16, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
votime bosnje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partitë nacionaliste janë humbësit e mëdhenj të zgjedhjeve lokale në Bosnje e Hercegovinë. Partia e Veprimit Demokratik e drejtuar nga Bakir Izetbegoviç dhe Unioni i Social Demokratëve të Pavarur të Millorad Dodik, humbën pushtetin lokal në qytetet më të mëdha të vendit, në Sarajevë dhe Banja Luka.

Kryetarët e dy forcave politike pranuan disfatën pas konfirmimit të rezultateve. Në Sarajevë triumfoi koalicioni politik i përbërë nga katër parti, ajo Socialdemokrate e Bosnje dhe Hercegovinës, Partia Jonë, Populli dhe Drejtësia dhe Lista e Pavarur.

Në Banja Luka, fitoi kandidati i opozitës, Drashko Stanivukoviç, i cili ishte kandidati më i ri në moshë, 27 vjeç. Zgjedhjet lokale të Bosnje e Hercegovinës patën dhe një risi tjetër.

Kandidati fitues në qytetin Travnik, humbi jetën ditën e zgjedhjeve si pasojë e komplikacioneve nga Covid-19. Mirsad Peço, me profesion mjek, ishte shtruar prej ditësh në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte simptomave të rënda.

Zgjedhjet lokale në Bosnje duhej të mbaheshin më 4 tetor por u shtynë për shkak të mungesës së financave, pasi buxheti nuk ishte miratuar në parlament. Pjesëmarrja në votime ishte 50%, ndërsa për qytetin e Mostarit zgjedhjet lokale mbahen veçmas më 20 dhjetor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026

Kina teston avionin e parë elektrik/ CE-25A mund të transportojë deri në 19 pasagjerë

16:05 / November 15, 2026

Meta gjobitet me 805 milionë euro në Itali, aksesoi fotot e përdoruesve pa lejen e tyre

12:14 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.