Teksa Miley Cyrus sfilonte në tapetin e kuq në çmimet Grammy, bashkëshorti i saj Liam Hemsworth ishte shtruar në spital për motive ende të paqarta.
Sigurisht, të gjithë pyetëm se pse Miley ishte pa Liam por më në fund e morëm vesh: Ai ndodhej në spital.
Ajo që dha lajmin ishte Rebel Wilson, bashkëaktore e Liam në flimin Isn’t it Romantic, e cila tha se “Na dërgoi një mesazh këtë mëngjes, ishte në spital gjatë natës. Shpresojmë që tani të jetë mirë””.
Megjithatë ende nuk është e qartë arsyeja e qëndrimit në spital gjithë natën. Fansat mezi prisnin të shihnin për herë të parë pas martesës çiftin së bashku në ndarjen e çmimeve Grammy, por Miley erdhi me prindërit e saj.
Për të gjithë ata që menduan se kishte një krizë në çift, ky sqarim zgjidhi gjithçka.
