Një 31-vjeçar që kërkohej nga drejtësia italiane për veprat penale “grup kriminal” dhe “trafikim i lëndëve narkotike” ka përfunduar sot në prangat e Policisë.
NJOFTIMI
Finalizohet nga Komisariati i policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Befasia”.
Kapet dhe arrestohet 31-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Interpol Tiranën, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”, në kuadër të të cilit, në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
