Ndërron jetë një tjetër banorë i Bulqizës.
Ilir Turja, 50 vjeç, banor i Bulqizës, humbi jetën tragjikisht në masivin pyjor të Balgjajt, në Bashkinë e Klosit. Burime pranë Komisariatit të Policisë Mat bënë me dije se Turja humbi jetën teksa punonte për të prodhuar lëndë drusore. Ai dhe dy ortakë të tij po punonin në Balgjaj për të prodhuar lëndë drusore për stinën e dimrit. Në momentin kur ata po ngarkonin mjetin një trup ka rënë nga makina dhe ka zënë poshtë Turjen. Eshtë dërguar me shpejtësi drejt qendrës shëndetësore Klos, por për shkak të plagëve ka mbërritur i pajetë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit të Burrelit
