Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

“Moderna” presion BE-së, vaksina do t’i jepet vetëm Zvicrës por jo vendeve të BE-së

23:06 / November 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moderna 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Firma amerikane e zhvillimit të vaksinave Moderna po ushtron presion ndaj BE-së për nënshkrimin e shpejtë të kontratës që do t’i siguronte bllokut 80 milionë doza. Ky zhvillim vjen pak pasi firma njoftoi se vaksina që ka zhvilluar kundër koronavirusit rezultoi 94.5% efikase. Në miratohet brenda këtij viti dhe s’ka kontratë, vaksinën do ta marrë vetëm Zvicra.

Ndonëse vaksina e prodhuar nga firma amerikane Moderna rezultoi 94.5% efikase, mbetet e pasiguritë nëse Bashkimi Europian do të ketë qasje të shpejtë në të. Shefi i Moderna-s, Stéphane Bancel, është duke ushtruar presion ndaj Brukselit dhe ka kërkuar hapa konkretë.

Komisioni Europian ka zhvilluar bisedime intensive gushtin e kaluar me firmën amerikane për blerjen e 80 milionë dozave, por deri më tani nuk është nënshkruar ende një kontratë. Nga ana tjetër Moderna ka arritur marrëveshje paraprake me Kanadanë, Japoninë, Izraelin, Katarin dhe Mbretërinë e Bashkuar. Këtu nuk përfshihet edhe zotimi i bërë ndaj ShBA-së verën e kaluar për t’i dhënë 100 milionë doza.

Ekzekutivi francez i laboratorit amerikan, ndërsa siguroi se sasia e premtuar nuk do të cenojë cilësinë, paralajmëroi se do të ketë vonesa.

Nëse vaksina autorizohet nga Agjencia Europiane e Mjekësisë brenda fundit të vitit dhe ende nuk është nënshkruar një kontratë me BE-në, dozat e para të prodhuara në Zvicër dhe të paketuara në Spanjë, do t’i jepen Zvicrës, Japonisë, Izraelit dhe Kanadasë, por jo BE-së.

“Sa më shumë që të vonohet nënshkrimi i kontratës, aq më shumë doza vaksinash do të dërgohen më parë në vende të tjera,” paralajmëroi Bancel.

Komisioni Europian e mbrojti strategjinë e ndjekur deri më tani në bisedime me firmat e vaksinave.

“Ne i filluam bisedimet me prodhuesit e vaksinave shumë herët, që para verës! Bisedimet po vazhdojnë paralel me prodhimin e vaksinës,” tha të martën zëdhënësi Eric Mamer në Bruksel, pa dhënë ndonjë afat për kohën e nënshkrimit të kontratës me Moderna-n.

moderna vaksina vendeve zvicres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.