Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përdoret “forcë e tepërt” gjatë lindjes, vdes foshnja

16:54 / November 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bebe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një foshnjë ka vdekur në një spital të Essex, Britani, pasi gjatë lindjes ishte përdorur “forcë e tepërt” nga mjekët, duke i shkaktuar dëmtime në tru.

Sipas asaj që shkruan The Sun, Frederick Terry vdiq rreth 40 minuta pasi lindjes në një nga spitalet e Mid dhe South Essex Trust,  më 16 nëntor 2019.

Nëna e foshnjes kishte pësuar një hemorragji, ndërsa pasi ishte dërguar në spital, mjekët kishin përdorur me forcë një pincë, instrument metalik të lakuar të dizajnuar për t’u përshtatur rreth kokës së një fëmije.

Inspektorët e Komisionit të Cilësisë së Kujdesit, edhe më parë kishin ngritur shqetësime serioze në lidhje me shërbimet e materniteteve pas një serie me tragjedi. Përfshirë vdekjen e një nëne nga hemorragjia, pas lindjes në një nga rrjeti i spitaleve të Mid dhe South Essex Trust.

Në letrën e një prej doktorëve, dërguar në mirëbesim te shefat e spitalit, ishte shkruar se: “Foshnja Frederick Joseph Terry u lind me prerje cezariane pas një përpjekjeje të dështuar me pincë dhe vdekja u konfirmua pas 40 minutash përpjekjesh për ta mbajtur në jetë”.

Inspektorët në muajin Shtator kishin bërë një vizitë të paparalajmëruar në një nga spitalet, por kanë raportuar se ka akoma “shqetësime sigurie” dhe se rekomandimet nuk po ndiqen siç duhet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Zelensky urdhëron rritjen e sulmeve me dronë ndaj Rusisë: “Nga 300 në 1,000 në ditë”/ Goditen rafineritë, bie prodhimi i benzinës

09:01 / August 29, 2026

Shembja e akullnajës në kufirin Nepal-Tibet ndez alarmin e ekspertëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun për katastrofa

08:57 / August 29, 2026

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.