Detaje të reja dalin në dritë lidhur me operacionin e policisë në Lezhë ku një grua u arrestua dhe u sekuestrua një sasi prej 1.2 kg kokainë.
Mësohet se Vera Preka e kishte fshehur sasinë e drogës në lavatriçe në servisin që ish bashkëshorti i saj Dodë Markvukaj e kishte përshtatur si banesë për 50-vjeçaren.
Vera Preka dyshohet se kishte marre sinjalizime per kontrollin e policisë dhe kishte futur kanabisin brenda saj.
Policia nuk ka gjetur në banesë të dyshuarin Dode Markvukaj edhe pse ai ishte ne arrest shtepie per te njejten veper penale te kryer me herët.
Dyshimet e para jane se cifti i divorcuar përdorte servisin për shpërndarje narkotikësh në sasi të vogla, ndaj dhe vijojnë hetimet.
